15:42 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Rolls-Royce me arkë shampanje që kushton sa një BMW e re

Me 42,500 euro sot mund të merrni shumë gjëra, duke përfshirë një markë të re BMw 520I. Kaq para kushton arka e re e shampanjës së Rolls-Royce.

Arka është një vepër arti, pasi ajo përmban një shasi të përpunuar prej alumini dhe fibra karboni, ashtu si sic janë makinat e reja me performanca të larta.

Shasia është e mbështjellë me lëkurë të zezë dhe përmban një logo të zbukuruar të “Shpirtit të Ekstazës”.

Ajo është gjithashtu e ndriçuar dhe përmban katër peceta me monogram “RR”.

Arka e shampanjës është anëtari më i ri i Rolls-Royce Bespoke Design Collective dhe kompania thotë se është “e përshtatshme për mjediset më ekstravagante, nga një super-jaht në tarracën e një banese private”. /IndeksOnline/