10:06 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Rolls-Royce përballet me një kërkesë të çmendur për Cullinan që kushton 325,000$

Rolls-Royce Motor Cars po përballet me një numër të madh kërkesash për automjetin Cullinan. Modeli më i madh i markës britanike ka provuar popullaritetin me klientelën super të pasur.

Prodhimi i SUV-it, që ka një çmim fillestar 325,000$ përpara personalizimit, do të vazhdojë deri në fundin e vitit 2019.

Shefi ekzekutiv Torsten Mueller-Oetvoes është shprehur se kërkesa për automjetin ka kaluar parashikimet. Kemi konsumatorë të cilët janë të padurueshëm dhe e duan këtë makinë që nesër, prandaj do të shtojmë turnet edhe për ditët e shtuna, për të përballuar këtë kërkesë të lartë, është shprehur Mueller-Oetvoes.

Rolls-Royce është në pronësi të prodhuesit të makinave premium me bazë në Munich, BMW AG.

Rolls-Royce Cullinan ka gjetur shumë fansa në Rusi dhe Kanada gjithashtu.

Epo, sistemi i drejtimit me të gjitha gomat aktive është shumë tërheqës.