15:00 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Rolls-Royce shkurton 9 mijë vende pune për shkak të krizës së COVID-19

Prodhuesi i njohur britanik i automjeteve luksoze dhe motorëve për avionë Rolls-Royce njoftoi se për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) është detyruar të shkurtojë 9.000 vende pune, raportuan sot mediat britanike, raporton AA.

Kompania e cila prodhon automjete dhe motorë për avionë sqaroi se shkurtimi i fuqisë punëtore për afër një të pestën kryesisht do të godasë sektorin e aviacionit civil. Poashtu, Rolls-Royce thekson se industrisë së aviacionit i nevojiten disa vite për të marrë veten nga pasojat e pandemisë globale.

“Kjo nuk është krizë e prodhimit tonë. Por, është një krizë me të cilën po ballafaqohemi dhe duhet të merremi me të”, ka thënë Warren East, drejtori ekzekutiv i Rolls-Royce.

Pritet që shkurtimi më i madh i vendeve të punës të ndodhë në Britani të Madhe. Rolls-Royce ka punësuar 52 mijë persona në mbarë botën ndërsa East për BBC tha se kompania akoma nuk ka vendosur se ku saktësisht do të ndodhin shkurtimet e vendeve të punës, për shkak të konsultimeve me sindikatat.

“Është e sinqertë të thuash se aktulisht të punësuarit në aviacionin civil përbëjnë rreth dy të tretat e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në Britani të Madhe”, ka thënë East.

Përpos shkurtimit të vendeve të punës, kompania njoftoi se do të shkurtojë shpenzimet në zonat ku janë objektet e saj prodhuese dhe pasuritë. /IndeksOnline/