20:45 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / Gj. Sh

Roma arrin fitore të vështirë kundër Cremoneses

AS Roma ka shënuar fitore të vështirë kundër Cremoneses në javën e dytë të Serie A.

Skuadra e Mourinhos fitoi në shtëpi me rezultat 1-0, duke marrë tre pikë nga kjo përballje, shkruan IndeksOnline.

Golin për skuadrën e Romës e ka shënuar Chris Smalling në minutën e 65-të.

Roma kishte shumë mundësi shënimi por që nuk arritën ta dërgojn topin në rrjet.

Nuk duhet harruar edhe pritjet fantastike nga portieri rumun i Cremoneses, Ionut Radu, i cili i ndali me sukses gjuajtjet e futbollistëve Romak.

Me këtë fitore Roma futet në Top 4 pasi ka grumbulluar 6 pikë nga dy ndeshje, ndërsa Cremonese në dy javët e para ka pësuar dy humbje dhe renditet në pozitën e 18-të./IndeksOnline/