17:47 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Roma arrin marrëveshje me sulmuesin e Chelseat

Roma është vetëm një hap larg firmës me sulmuesin spanjoll Pedro Rodriguez, i cili do të jetë një lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, sepse I mbaron kontrata me Chelsean dhe nuk ka firmosur rinovimin.

Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Lampard, ndërsa Roma i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një të tretë dhe me pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, pus bonuset e lidhura me paraqitjet, ndërsa parimisht palët kanë rënë dakord.

Burime pranë klubit kryeqytetas thonë se pritet vetëm normalizimi i situatës, që Pedro të udhëtojë drejt Italisë dhe të firmosë kontratën me Romën, skuadër që do t’i bashkohet vetëm në përfundim të këtij sezoni.

Me afrimin e Pedros, i cili më herët ka veshur edhe fanellën e Barcelonës e Kombëtares Spanjolle, Roma shton ndjeshëm eksperiencën në një grup që ka në përbërje shumë futbollistë të rinj të talentuar.