13:46 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Roma, do e humbas në tavolinë ndeshjen kundër Veronës, shkaku i Diawarasit

Klubi i Romës në fundjavë zhvilloi ndeshjen e parë në Serien A në sezonin e ri kundër Veronës.

Pas 90 minutave, ndeshja përfundoi barazim me rezultat 0:0, transmeton Indeksonline.

Por, klubi nga kryeqyteti pritet ta humbë ndeshjen në tavolinë me rezultat 3:0.

Kjo pasi futbollisti, Diawara ishte i suspenduar për këtë ndeshje, por megjithëkëtë klubi i Romës e futi në lojë atë.

Sipas” Corriere della Sera”, vendimi tashmë është marrë dhe për pak do bëhet publik./Indeksonline/