11:14 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Roma dy transfere i ka zyrtarizuar, dy të tjerë i ka në “furrë”

Roma duket skuadra më e aktivizuar në Itali sa i përket transfere. Pas zyrtarizimit të transferimeve të Ante Coric dhe Ivan Marcanos, skuadra nga kryeqyteti italian i ka gati dy goditje të reja.

Bëhet fjalë për yllin e Atalantas,  mesfushorin Bryan Cristante dhe sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi.

Monchi është aktivizuar për dy transferet pasi të dy lojtarët janë të preferuarit e trajnerit Di Francesco. Operacioni për këto dy blerje pritet të kap vlerën e 50 milionë eurove./Indeksonline/