23:14 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Roma e fillon mbrapsht vitin, Belotti “mbret” në Olimpico

Roma e ka filluar keq vitin 2020, duke u mposhtur nga Torino në shtëpi me rezultat 0-2, në ndeshjen e xhiros së 18-të të Serie A.

Të dy golat për torinezët i shënoi Andrea Belotti, shkruan Indeksonline.

Italiani realizoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e 86-të nga penalltia.

Roma mbetet në pozitën e katërt me 35 pikë, katër më pak se Lazio në vendin e tretë. /IndeksOnline/

Mos i humb