10:37 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Roma e ka seriozisht, dje e bleu një brazilian, sot ia merr Barcës një rezervist

Roma duket se e ka seriozisht me blerje në afatin e janarit. Skuadra e kryeqytetit italian e ka zyrtarizuar dje mbrojtësin brazilian, Roger Ibanez. 21- vjeçari do të luajë si huazim deri në fund të sezonit.

Por, romakët sot pritet të bëjnë një blerje edhe më serioze.

Carlos Perezi i Barcelonës pritet të zbarkojë në Romë për t’u prezantuar te skuadra e re.

Futbollisti spanjoll që këtë edicion ka pasur disa ndeshje me Barcelonën ka arritur marrëveshje me Romën dhe do të jetë alternativë e Zaniolos të lënduar./Indeksonline/