19:38 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Roma ia gjashtëfishon rrogën Zaniolos

Nicolo Zaniolo raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Roma-n për rinovimin e kontratës.

19-vjeçari mbërriti për 4.5 milionë euro si pjesë e operacionit të Inter për të marrë Radja Nainggolan gjatë verës.

Ai është rritur ndjeshëm në muajt e fundit, duke shënuar pesë gola dhe duke përgatitur dy të tjerë në 28 ndeshje kompetitive për klubin.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Zaniolo dhe agjenti i tij janë takuar me drejtuesit e Roma-s për të folur rreth së ardhmes së tij.

Megjithëse interesi i Juventus, Manchester United dhe Arsenal është i madh, mesfushori kreativ pritet të rinovojë me Ujqërit.

Kontrata e re do ta mbante lojtarin deri në vitin 2023 në Olimpico dhe do t’i gjashtëfishonte rrogën nga 300,000€ në 2 milionë.