14:44 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Roma kërkon shërbimet e talentit të PSV-së

Roma mund të bëjë një goditje surprisë në sulm në ditët e ardhshme. Me Edin Dzeko që pritet të kalojë në radhët e Interit dhe El Shaarawy-n që u shit te Shanghai, drejtuesit verdhezi duan t’u dhurojnë tifozëve një lojtar të talentuar si Steven Bergwjin.

Ylli I PSV Eindhoven ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës, si Bayern Munchen, Inter e Arsenal, ndërsa tani është Roma që po tenton lëvizjen surprizë.

Negociatat nuk janë të lehta, pasi PSV dëshiron të paktën 40 milionë euro për sulmuesin 21-vjeçar dhe konkurrenca është e madhe, por me shitjen e Dzekos, dr. sportiv, Petrachi, do të nisë ofensivën finale për talentin holandez.