18:40 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / Gj. Sh

Roma merr fitore të vështirë ndaj Bolognas, Lecce përmbys Lazion

Kanë përfunduar dy ndeshjet e tjera të javës së 16-të të Serie A.

Skuadra e Romës ka arritur të marr një fitore të vështir në shtëpi ndaj Bolognas, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm e ka shënuar Lorenzo Pellegrini në minutën e 6-të nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër e cila u luajt në të njejtin orar, Lecce e ka fituar ndaj Lazios me përmbysje rezultati 2-1.

Biancocelestet e mbyllën pjesën e parë me epërsi pasi Ciro Immobile, shënoi në minutën e 14-të.

Lecce arriti ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë, ku fillimisht barazoi rezultatin me Gabriel Strefezza në minutën e 57-të dhe më pastaj Lorenzo Colombo shënoi golin e fitores në minutën e 71-të./IndeksOnline/