Roma merr tre pikë të rëndësishme, fiton ndaj Genoas

Roma ka marr tre pikë të rëndësishme në Serie A.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë, shënoi fitore ndaj Genoas në ”Stadio Olimpico”, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Artem Dovbyk i dha epërsinë Romës në minutën e 25-të.
Tetë minuta më vonë, Patrizio Masini barazoi shifrat, dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1.
Stephan El Shaaeawy riktheu epërsin e kuqeverdheve, në minutën e 60-të, ndërsa një autogol nga Nicola Leali vulosi fatin e kësaj ndeshje.
Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 27 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë, ndërsa Genoa ka 23 pikë dhe renditet e 11-ta./IndeksOnline/