17:19 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Roma merret me trajnerin Bernard Challandes, ja çka po “zihet”

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes mori tërë vëmendjen e botës, pasi u publikua një video e tij në tunelin e stadiumit “St Mary’s” në Southampton  duke bërtitur dhe shumë i nervozuar, ndërsa sapo e pa që është drejtpërdrejt ai filloi të qesh para kamerave.

Klubi italian, AS Roma e ka çuar në një nivel tjetër këtë video duke e përdorur për shkak të përfundimit të puazës ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Ata e vendosën mbishkrimin “International break is over” në çastin kur Challandes buzëqesh, duke e lidhur me gëzimin që kanë tifozët e futbollit pasi rikthehen ndeshjet e ligave më të forta në botë./Indeksonline/