12:52 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / AR

Roma-Milan, Maresca dënohet për arbitrim të gabuar

Për Fabio Maresca është marrë një vendim nga Rocchi. Gjyqtari i ndeshjes Roma-Milan është dënuar me dy ndeshje pezullim.

Siç shkruan “laGazzettadelloSport”, Maresca është dënuar për penalltinë e dhënë në favor të Milan, e cila nuk ishte pasi kontakti ndaj Ibrahimoviç nuk ishte për penallti. Por nuk ishte ky gabimi i vetëm i gjyqtarit Maresca atë mbrëmje.

Drejtuesve të AIA-s nuk i pëlqeu ecuria e lojës dhe kartonat e shumtë të verdhë të nxjerrë nga gjyqtari. Ishin plotë 10 kartona të verdhë të nxjerrë nga ai dhe një i kuq.

Kontakti Kjaer-Pellegrini duhej të jepej penallti gjë që e cila nuk ndodhi. Kartoni i kuq për Theo Hernandez nuk do të jepej nëse në ndërhyrjen e parë që francezi bën, ku merr një të verdhë të panevojshëm, nuk do të ndëshkohej atëherë në momentin e dytë të ndërhyrjes do të kishte vetëm një të verdhë.