20:03 / E Diele, 23 Tetor 2022 / C E

Roma – Napoli, formacionet zyrtare

Kryendeshja e javës së 11-të në Serie A do të zhvillohet sonte, mes Romës dhe Napoli.

Këto dy skuadra do të përballen në stadiumin “Olimpico”, me fillim prej orës 20:45.

Napoli po kalon nëpër një formë të lartë këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti është e para në tabelë me 26 pikë dhe nuk e ka shijuar humbjen ende.

Napolitanët kanë regjistruar tetë fitore radhazi – krahas dy barazimeve që kishte arritur në fillim të sezonit.

Ndërkaq, Roma në këtë ndeshje hyn pas tri fitoreve radhazi. Skuadra e Jose Mourinhos deri më tani ka bilanc prej shtatë fitoreve, një barazimi dhe dy humbjeve.

Romakët momentalisht ndodhen në pozitën e pestë me 22 pikë.

Roma:

Napoli: