09:45 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Roma, nikoqir i duelit të dy skuadrave me traditë evropiane

Në një përballje mes dy klubeve me histori të madhe në futbollin evropian, Real Madridi do të përballet me Romën në kuadër të Grupit G në Champions League.

SD Eibar v Real Madrid CF - La Liga

”Los Blancos” është në vendin e parë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Roma në vendin e dytë, por falë golaverazhit më të mirë, në krye janë madrilenët.

Pas humbjes turpëruese në fundjavë nga Eibari, Real Madridi do të tentojë që të reagojë pozitivisht, teksa Roma dëshiron që t’ja shkaktojë humbjen e radhës.

Kur do të zhvillohet ndeshja? E marte, 27 nëntor
Në çfarë kohe? 21:00
Ku do të zhvillohet? ”Stadio Olimpico”
Gjyqtari? Clement Turpin.

Të rejat nga skuadrat:

Pas humbjes, 0-1 nga Udinese, trajneri, Eusebio Di Francesco ka marrë dy ”goditje”, ku Lorenzo Pellegrini dhe portieri, Robin Olsen kanë pësuar lëndime dhe janë në dyshim për duelin e sotëm.

RC Celta de Vigo v Real Madrid CF - La Liga

Me mungesat e konfirmuara tashmë – Diego Perotti, Javier Pastore e Daniele De Rossi – tashmë Giallorossët – Roma së fundmi mori lajmin e mirë se Kostas Manolas është rikuperuar me kohë nga lëndimi.

Edhe mysafirët janë në krizë të lëndimeve – braziliani, Casemiro mungon për tri javë, teksa lëndime kanë pësuar edhe Nacho Fernandez dhe portieri, Keylor Navas.

Formacionet e mundshme:

Roma: Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nzonzi, Cristante, Under, Zaniolo; El Shaarawy, Dzeko

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Isco, Modric; Asensio, Bale, Benzema​.

Duelet ”kokë më kokë”:

Dy gjigantët evropian janë përballur 11 herë në Champions League që nga shtatori i vitit 2001. ”Los Blancos” i kanë fituar shtatë prej këtyre takimeve, përfshirë edhe fitoren, 3-0 këtë sezon.

UEFA Champions League'Real Madrid v AS Roma'

Fitorja e fundit e Romës ndaj Realit erdhi në fazën e eliminimit direkt në sezonin, 2007/08, kur romakët fituan në të dyja ndeshjet, 2-1, para se të eliminoheshin nga Man Unitedi në çerekfinale.

Forma e fundit:

Forma e ”Giallorossëve” ishte mahnitëse në javët e fundit deri te humbja e fundjavës së kaluar nga Udinese, por në Champions League, kryeqytetasit janë paraqitur më mirë.

Pas dështimit në Madrid në ndeshjen hapëse në Bernabeu, Roma i ka regjistruar tri fitore radhazi në Evropë, përfshirë edhe fitoren, 5-0 ndaj Viktoria Plzen.

Eibar v Real Madrid - La Liga Santander

Sikur Roma, edhe Real Madridi do t’i futet kësaj ndeshje pas një humbje befasuese. Humbja nga Eibari ishte e para për Realin nën urdhrat e Solarit pas katër fitoreve rresht.

Ky rezultat e lë Real Madridin pesë pikë larg Barcelonës dhe jashtë top-katëshes në La Liga.

Kështu janë paraqitur të dyja skuadrat në pesë takimet e fundit:

Parashikimi:

Pavarsisht ngecjeve në La Liga, Real Madridi mbetet favorit në garat evropiane. Përveç humbjes nga CSKA, Reali i ka fituar ndeshjet tjera në grup.

RC Celta de Vigo v Real Madrid CF - La Liga

Derisa Roma është në mungesë të disa yjeve, të dyja skuadrat e dinë se kualifikimi në fazën e eliminimit direkt është pothuajse e arritshme, por kualitetet ekstra të Real Madridit individualisht do t’i ndihmojnë ata sonte.

Parashikimi: Roma 1-3 Real Madrid./IndeksOnline/ ​