17:43 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Roma pa gladiatorin e saj kundër Interit

Kapiteni Daniele De Rossi do të humbasë përballjen direkte ndaj Interit për një vend në Champions League që luhet të shtunën në mbrëmje pasi ka pësuar një dëmtim të gradës së parë në kofshën e djathtë, që do ta detyrojë mesfushorin veteran të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për 2 deri në 3 javë.

Përveç ndeshjes ndaj Interit De Rossi mund të humbasë edhe sfidat ndaj Cagliarit dhe Genoas për t’u rikthyer në datën 12 maj në ndeshjen ndaj Juventusit.

Me lëndimin e De Rossit shtohen problemet për Claudio Rainierin për sfidën ndaj Interit pasi edhe Nzonzi po rikuperohet nga dëmtimi dhe ende nuk është në formën e tij më të mirë, megjithatë edhe Spalletti ka probleme në mesfushë pasi Brozovic dhe me shumë mundësi edhe Borja Valero do të mungojnë ndaj verdhekuqve. /Indeksonline/