22:48 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Roma “shfryhet” te Benevento (Video)

Roma ka shënuar fitore të thellë kundër Beneventos me rezultat 5-2 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Serie A.

Golat për romakët i shënuan Fazio, Dzeko, Defrel dhe dy Under.

Ndërsa për mysafirët shënuan Guilherme dhe Bringnola.

Roma me këtë fitore ngjitet në pozitën e katërt me 47 pikë duke kaluar Lazion që ka një pikë më pak. /IndeksOnline/

Temat: