10:45 / E Premte, 09 Qershor 2023 / B O

Roma zgjohet “nga koma”, kryen transferin e parë

Roma ka filluar të merr veten pas disfatës në finalen e Europa League. Skuadra e Jose Mourinhos ka siguruar shërbimet e mbrojtësit francez, Evan Ndicka.

Mbrojtësi i Eintracht Frankurt do të vije te skuadra romake si transfer i lirë pasi nuk ka vazhduar kontratën me skuadrën gjermane. Ndicka është 23 vjeçar dhe luan si qendërmbrojtës.

Prezantimi i tij do të bëhet me 15 qershor dhe për këtë janë rezervuar vizitat mjekësore.

Për mbrojtësin francez kishte interes edhe Milani./Indeksonline/