Romano: PSG ndihet i tradhëtuar nga Mbappe, e nxjerr në shitje menjëherë

Kylian Mbappe është emri më i përfolur i këtij afati të transferimeve.
Sulmuesi francez u përjashtua nga PSG-ja mbrëmjen e sotme, duke u lënë jashtë listës së trajnerit Luis Enrique, për turneun parasezonal në Japoni, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano. parisienët e konsiderojnë Mbappen në shitje që nga sot.
Klubi dyshon se 24-vjeçari ka marrëveshje me Real Madridin dhe dëshiron të largohet falas në qershor të vitit 2024 atëherë kur i skadon kontrata me PSG-në.
Krerët e klubit nga kryeqyteti francez donin një përgjigje për ultimatumin “marrëveshje e re ose largim tani” deri më 15 korrik, por nuk morën përgjigje.
Kësisoj, kampionët në fuqi francezë dëshirojnë që ta shesin reprezentuesin e Francës këtë verë.
Nga mediat franceze thuhet se klubi ka informuar lojtarin se “të gjithë ata që nuk udhëtojnë në Japoni nuk janë pjesë e planeve të klubit”.
Fabrizio Romano raporton se skuadar e PSG-së ndihet e tradhëtuar nga Mbappe pasi beson se ka marrëveshje me Real Madridin për një transferim falas gjatë verës së vitit 2024.
Ylli francez kishte deklaruar më herët se kurrë nuk do të largohej falas nga PSG, por klubi parisien nuk dëshiron të ‘paralizohet’ nga kërkesat e një lojtari./IndeksOnline/