19:58 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / SH F

Romeo ka bërë ‘çmendurinë’ e radhës për Donaldin – një ditë para finales së BBV

Një ditë para finales së madhe të Big Brother VIP, Romeo Veshaj ka vazhduar me mbështetjen e madhe për vëllanë e tij binjak, Donaldin.

Aktori ka mbledhur dhjetëra motoristë me bluza me mbishkrimin “Unë jam Donaldi”, me të cilët është nisur drejt qytetit të Vlorës për të pritur shpalljen e fituesit.

Romeo, i cili p i bën promocionin më të mirë binjakut të tij, ka shpërndarë disa video në rrjetet sociale nga kjo ngjarje.

https://www.instagram.com/romeoveshaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a3e739df-6d87-4718-9764-e7beefdf9a96

Nuk mungon edhe mbështetja nga qyteti i Vlorës, ku këto ditë është vënë një pankartë me mbishkrimin: “Donald, Vlora është me ty”.

(Foto: Instagram/romeoveshaj)

Kjo është vetëm një nga ‘çmenduritë’ e shumta që ka bërë Romeo për Donaldin gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother, duke i përfshirë parashutat, karafilat, pankartat dhe helikopterin.

(Foto: Instagram/romeoveshaj)

Finalja e Big Brother VIP mbahet të premten mbrëma, ndërsa krahas Donaldit për çmimin e madh konkurrojnë edhe Ilir Shaqiri, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira.