Romi sulmon fizikisht dhe ia dëmton veturën ashkalisë
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar në Gjakovë një person i komunitetit rom, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shkali.
Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ali Ibra, Gjakovë, 29.04.2018-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar veturën viktimës mashkull K/Ashkali. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/