20:22 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo barazon Messin, ja çfarë thotë pas fitores

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo për herë të pestë ka fituar Topin e Artë, duke u barazuar kështu me Leo Messin.

Portugezi pasi pranoi çmimin falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan të arrijë një tjetër sukses.

“Jam shumë i lumtur. Isha golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve dhe titujt më ndihmuan. Dua t’i falënderojë të gjithë bashkëlojtarët në Real Madrid dhe Kombëtaren e Portugalisë, të cilët më mundësuan që të jem këtu”.

Ai mposhti Neymarin dhe Lionel Messin./IndeksOnline/