13:54 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / C E

Ronaldo del sërish pozitiv, humb ndeshjen me Barcelonën

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Sulmuesi i Juventusit, ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19 dhe tashmë është e konfirmuar që do të mungojë në ndeshjen ndaj rivalit të tij, Lionel Messi.

Në rregullin e UEFA-s, lojtari duhet të dëshmojë se është negativ me një tampon së paku shtatë ditë para ndeshjes. /IndeksOnline/