11:20 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Ronaldo dënohet për evazion fiskal, duhet të paguaj 19 milionë euro!

Cristiano Ronaldo është dënuar nga gjykata spanjolle që e ngarkonin me akuzat për evazion fiskal. Futbollisti portugez e ka pranuar fajin duke u dënuar me 24 muaj burg me kusht dhe me 18.8 milionë euro.

Ronaldo, i cili shkoi në gjyq me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez dukej i buzëqeshur dhe në formë pavarësisht akuzave për të cilat ishte i ngarkuar, shkruan Indeksonline.

Kur u pyet nga mediat se si e vlerëson këtë, ai tha se gjithçka është perfekt.

Ronaldo është vërtetuar se ka kryer katër vepra fiskale në mes të vitit 2010 dhe 2014 sa ishte futbollist i Real Madridit. G

jatë kësaj kohe, portugezi kishte fshehur 5.7 milionë euro. Gjyqi ndaj tij ka zgjatur vetëm 50 minuta./Indeksonline/