16:34 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ronaldo dëshiroi ta ndryshonte vlerësimin në FIFA 19 nga 94 në 100

EA Sports i ka lansuar notat e lojtarëve për video-lojën e famshme, FIFA 19.

Në videon e postuar nga EA Sports, paraqiten notat e lojtarëve si Alexandre Lacazette, Thomas Muller dhe Joshua Kimmich.

Cristiano Ronaldo, pra, është vlerësuar me notën 94, derisa me këtë notë ishte vlerësuar edhe në FIFA 18, transmeton IndeksOnline.

Në një stil të zakonshëm, pesë herë fituesi i ”Topit të Artë”, pyet se pse ai nuk është vlerësuar me notën 100.

Credit: EA Sports

Natyrisht, njëri prej ndryshimeve është se tani është duke i përfaqësuar ngjyrat e Juventusit, por Ronaldo do të paraqitet këtu si sulmues.

Edhe sulmuesi i PSG-s, Neymar është vlerësuar me një notë të lartë – 92.

Ndërsa, lista nuk është kompletuar ende, pasi lojtarët si Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe Lionel Messi nuk janë vlerësuar ende zyrtarisht.

FIFA 19 pritet të dalë në treg më 28 shtator për PlayStation 4, Xbox One dhe PC./IndeksOnline/