18:20 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Ronaldo dhe Georgina e dërgojnë macen e tyre me aeroplan privat në Spanjë për shërim

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij kanë mbetur të tronditur pasi macja e tyre në vlerë 2600 funte pothuajse ngordhi nga një goditje me një veturë.

Macja e quajtur Pepe u përplas pasi doli nga shtëpia luksoze e yllit në Torino, Cristiano Ronaldos, shkruan The Sun.

Modelja dhe influencuesja Georgina Rodriguez ishte zemërthyer pasi macja e saj u dëmtua rëndë nga përplasja.

U bë e ditur më pas se Pepe ishte vënë në një avion privat në një udhëtim për në Madrid për të vazhduar shërimin e tij pas disa përpjekjesh në njësinë e kujdesit intensiv të një veterineri.

Macja me pamje të çuditshme u bë një yll i faqeve të ndryshme në rrjetin social Instagram të çiftit para aksidentit të saj, pasi u bashkua me familjen pak më shumë se dy vjet më parë.

Ajo ka shijuar pushime luksoze me çiftin e famshëm Cristiano dhe Georgina.

Georgina përndryshe kohë më parë ndezi thashethemet për një shtatzëni të mundshme, duke e veshur macen si foshnjë dhe duke e fotografuar atë duke u puthur nga djali tre vjeçar i Cristiano-s, Mateo.

“Ishte afër vdekjes dhe pas një muaji e gjysmë në kujdes intensiv në veteriner, ne kemi vendosur që motra ime Ivana duhet të kujdeset për të”, ësht՝ shprehur modelja Rodriguez.

“Pepe ndodhet tani në Spanjë dhe po shërohet”, ka thënë më tej ajo.