23:10 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / C E

Ronaldo do të vizitojë Kosovën për herë të dytë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është takuar me legjenden e futbollit, Fenomenin Ronaldo.

Ademi thotë se pas ndeshjes Katar – Ekuador me Ronaldon kujtuan vizitën e tij të parë në Kosovë, menjëherë pas luftës.

Ky është njoftimi i Agim Ademit:


Pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2022, Katari – Ekuadori, e takova Fenomenin Ronaldo Luís Nazário de Lima.

E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999.

Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi.

⚽️ 🇽🇰🤝🇧🇷