08:00 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Ronaldo donte të kalojë te Juventusi në janar”

Agjenti i Cristiano Ronaldos ka zbuluar se klienti i tij ka dashur të luajë te Juventusi që prej janarit.

Portugezi iu bashkua ”Zonjës së Vjetër” në një marrëveshje `100 milionëshe nga Real Madridi në verë, duke u bërë futbollisti më i paguar në Serie A.

”Cristiano është më i miri në histori”, tha Mendes për gazetarët në ceremoninë e Tuttosport për ”Djaloshin e Artë”, transmeton IndeksOnline.

”Meritat për kalimin e Ronaldos te Juventusi janë të presidentit, Agnelli dhe Juventusit”.

Image result for ronaldo

”Juventusi e donte atë dhe ata blenë atë, ai tashmë më kishte treguar se donte të luante te Juventusi në janar, kjon është e vërteta”.

”Mendoja se ishte e pamundur, por çfarë i thashë atij ishte se është e vështirë, por jo e pamundur”.

”Më pas, i takova drejtuesit. Takimi i parë me Nedved dhe Paratici ndodhi para ndeshjes, Juventus – Real”, tha Mendes në mes të tjerash./IndeksOnline/