13:28 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / C E

Ronaldo drejt largimit, këto janë pesë destinacionet e mundshme

Cristiano Ronaldo duket që nuk është aspak i kënaqur me pozicionin e tij te Manchester United.

Lënja në stol në derbin ndaj Manchester Cityt e ka shfaqur në fytyrën e tij pakënaqësinë që ka me trajnerin e “Djajve të Kuq”, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi portugez do të largohet nga “Old Traford” dhe këtë mund ta bëjë që në afatin kalimtari të janarit.

Sipas “Corriere dello Sport”, 5 janë destiancionet. Opsioni i parë është sentimental dhe të çon në kthim në shtëpi te Sporting Lisbon, një amanet edhe i nënës së tij, pavarësisht se Ronaldo ka treguar se nuk lidhet shpirtërisht me klubet.

Së dyti, është Real Madrid. Edhe këtu do të ishte një rikthim, por së pari duhet të marrë dritën jeshile të presidentit Perez. Së treti dhe ndër më të mundshmit, është transferimi te Chelsea. Tuchel vuri veton në verë, por tashmë nuk është ai, me presidentin e bluve një tifoz personal i tij.

Opsioni i katërt është Arabia Saudite. Ronaldo refuzoi 242 milionë euro në verë për këtë destinacion, por në janar, nëse gjërat precipitojnë deri në atë pikë sa duhet të ikë dhe s’ka zgjedhje tjetër, nuk është çudi të pranojë. Dhe opsioni i fundit është Katari. Ronaldo do të njihet me këtë vend gjatë Kupës së Botës, me sheikët që do të përpiqen ta joshin atë.  /IndeksOnline/