10:47 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo drejt largimit nga Juventusi, kjo mund të jetë e ardhmja e tij

Aventura e Cristiano Ronaldos te Juventusi mund të përfundojë shumë shpejt.

Sipas raportimeve të “Eldesmarque”, ylli portugez është duke menduar të vazhdojë karrierën te PSG-ja, klub që në këto javë ka vendosur kontaktet e para me Jorge Mendesin, menaxherin e futbollistit.

Të njëjtat burime raportojnë se CR7-ta po përjeton një marrëdhënie aspak të mirë me trajnerin Maurizio Sarri, ndaj të cilit shfryu pas dy zëvendësimeve të njëpasnjëshme Ligën e Kampionëve dhe në Kampionatin italian.

Mirëpo nuk është vetëm ky motiv për tu larguar. Ronaldo dëshiron të fitojë edhe një trofe në një tjetër kampionat siç është ai i Ligues 1, në Francë.