15:31 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / A. A

Ronaldo: Dua që djali im të jetë më i miri, s’ka rëndësi në futboll apo mjekësi

Cristiano Ronaldo u zgjodh lojtari më i mirë i shekullit nga “Globe Soccer Awards”.

Portugezi mposhti Lionel Messin dhe Mohamed Salahun për të shtuar një tjetër trofe në kabinetin e tij.

Sulmuesi i Juventusit ndër të tjera, u pyet për djalin e tij nëse dëshiron që ai të pasojë hapat e babait.

“Nuk do t’i bëjë presion që ai të merret doemos me futbollin, edhe pse më pëlqen. Por dua që ai të bëhet më i miri në punën që bën, nuk ka rëndësi a është futboll apo mjekësi”, theksoi Ronaldo.

/Indeksonline/