23:39 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo e kishte paralajmëruar, Lukaku e pranon që ai ka pasur të drejtë

Cristiano Ronaldo e kishte paralajmëruar Lukakun që në Inter do ta kishte më të vështirë të shënonte se sa në Manchester United.

Dhe siç duket ato fjalë Lukaku i ka kuptuar tani, futbollisti i Interit ka folur për këtë paralajmërim duke e pranuar se Ronaldo kishte të drejtë.

“Ai tha se do të shënonte gola kudo, por ky ishte vendi më i vështirë për ta bërë atë. Dhe nëse Cristiano Ronaldo mendon se është e vështirë, atëherë duhet të jetë vërtet e vështirë. Është më e vështirë se Anglia. Futbolli është më intensiv atje, por këtu gjithçka është model i lojës”.

Po ashtu Lukaku tregoi se një nga arsyet e këtij transferimi në Inter ishte që të fillonte nga zero dhe të krijonte reputacionin e tij./Indeksonline/.