17:39 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Ronaldo ende po i ‘ndihmon’ Real Madridit, tre golat e portugezit i sjellin para ‘Mbretërve’

Cristiano Ronaldo impresionoi të gjithë me performancën e tij kundër Atletico Madrid. Portugezi shënoi tre gola duke i ndihmuar skuadrës së tij që të kaloj tutje.

Por me tre golëshin e tij, Ronaldo i ndihmoi edhe skuadrës së tij, Real Madrid, transmeton Indeksonline.

Sipas një artikulli të ‘The Sun’,  ‘hat-tricki’ i Ronaldos i solli kampionit të Evropës plotë 540.000 funta.

Këto para vijnë nga ‘Të Drejtat Televizive’ që jepen nga ‘Liga e Kampionëve’. 15% e të gjitha parave shpërndahen për ekipet spanjolle.

Zakonisht ekipet që kanë qenë më lartë sezonin e kaluar marrin më shumë para. Atletico Madrid përfundoi para Real Madridit sezonin e kaluar, prandaj edhe pritej që të fitojnë më shumë në këtë aspekt.

Por tre golëshi i Ronaldos i ka prishur punët Atleticos duke e vendosur më lartë Real Madridin.

Ekipi spanjoll që ka fituar më së shumti nga ‘Të Drejtat Televizive’ ka qenë Barcelona./Indeksonline/