23:57 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Ronaldo ende pozitiv me koronavirus, ja ku po qëndron këtë kohë Georgina dhe fëmijet

Cristiano Ronaldo vijon të rezultojë pozitiv me COVID-19 teksa Juventus shpreson që ylli portugez të fitojë këtë betejë 48 orë para sfidës me Barcelonën dhe UEFA do japë dritën jeshile për t’u përballur me Mesin.

Gjithsesi përveç mungesës në fushën e futbollit, Ronaldos duket se i mungon dhe familja. Por atë nuk e ka shumë larg.

Georgina dhe 4 fëmijët po qëndrojnë në të njëjtën rezidencë në Itali ku është karantinuar dhe Ronaldo.

Madje gazeta portugeze, “Correio da Manha” zbulon se Georgina ka rezultuar negative në testin e COVID-19.

Ajo dhe 4 fëmijët qëndrojnë në pjesë të ndryshme të rezidencës, të veçuar nga Ronaldo që të shmangin infektimin.