08:36 / E Enjte, 21 Janar 2021 / C E

Ronaldo flet pas golit historik dhe titullit të fituar

Juventusi fitoi Superkupën e Italisë pasi mposhti Napolin me rezultat 2-0.

Njërin nga dy golat për Zonjën e Vjetër e shënoi Cristiano Ronaldo, shkruan Indeksonline.

Portugezi është shprehur shumë i lumtur për titullin e fituar.

Shumë i lumtur me titullin tim të 4-të në Itali … Ne jemi kthyer! Ky është Juve që duam, kjo është ekipi që i besojmë dhe kjo është fryma që do të çojë në fitoret që duam! Bravo, djema!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Ronaldo gjithashtu u bë edhe golashënuesi më i mirë në histori. /IndeksOnline/