15:14 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / B O

Ronaldo fotografohet për herë të parë pas vdekjes së djalit

Cristiano Ronaldo është fotografuar për herë të parë pas vdekjes tragjike të djalit të tij të porsalindur.

Sulmuesi portugez sot është paraqitur në stërvitjet e Manchester United, ani pse skuadra i kishte dhënë pushim.

CR7 mori pjesë në seancën e plotë me shokët e tij të skuadrës.

Ronaldo mungoi mbrëmë në humbjen 4-0 nga Liverpooli pasi dontë t’i qëndronte afër bashkëshortes pas humbjes së djalit.

I mërrolur dhe me kufje në vesh, Ronaldo u pa rrugës për në kompleksin stërvitor të United./Indeksonline/