23:25 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Ronaldo: “Hakimi është blerja e dekadës”

El Fenomeno e cilëson blerjen e Achraf Hakimit si një nga më të mirat e dekadës.

Hakimi po zhvillon një sezon fantastik nën-urdhërat e trajnerit, Antonio Conte, shkruan IndeksOnline.

Për paraqitjet e mira të futbollistit marokien ka folur edhe legjenda e futbollit, Ronaldo.

“Ai është fantastik. Reali bëri keq që e largoi. Padyshim se është blerja e dekadës”, ka thënë Ronaldo.

Edhe pse mbrojtës anësor, Hakimi këtë sezon ka zhvilluar 17 paraqitje, ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 4 asistime./IndeksOnline/