11:41 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo i del në mbrojtje Koulibalyt pas abuzimit racist nga tifozët e Interit

Mbrojtësi i Napolit Kalidou Koulibaly ishte subjekt i abuzimit racist gjatë humbjes 1-0 të klubit në Inter të mërkurën.

Koulibaly reagoi duke kërkuar falje për shokët e tij në një post të fuqishëm të Instagram, por theksoi se ai është krenar për prejardhjen e tij.

E në mbrojtje të tij ka dalë edhe futbollisti më i mirë në Serie A, Cristiano Ronaldo.

Portugezi, përmes një shkrimi në Instagram e ka dënuar sjelljen e tifozëve të Interit kundrejt mbrojtësit të Napolit.

“Në botë dhe në futboll unë gjithmonë kërkoj edukim dhe respekt. Jo racisëm dhe jo ofendime e diskriiminime”, ka shkruar Ronaldo.

Edhe futbollist të tjerë e kanë dënuar aktin e tifozëve të Interit. /IndeksOnline/