08:30 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Ronaldo i dëshpëruar, kërkon kalimin te Manchesteri

Gazeta ‘As’ thotë se Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Real Madrid për të shkuar te Manchester United .

Sipas gazetës së lartpërmendur, klubi anglez tashmë është në dijeni për dëshirën e portugezit për t’u kthyer në ekipin në të cilin luajti nga 2003 deri në 2009 dhe vendimi i është komunikuar tashmë disa kolegëve.

Ronaldo në këtë situatë ndjehet i mashtruar nga drejtuesit e klubit, shkruan indeksonline.

Pas finales së Cardifit kundër Juventusit, ku fituesi i Topit të Artë shënoi dy gola, presidenti i klubit, Florentino Perez i kishte premtuar përmirësim të kontratës.

Megjithatë, ky rinovim nuk ka ardhur, pavarësisht faktit se lojtari ka bërë disa thirrje për vëmendje, shkruan gazeta.

Përveç kësaj, do të ishte e bezdisshme për shkak se klubi u përpoq në verë nënshkrimin e Mbappé për ta zëvëndësuar atë dhe tani përpiqet ta bëjë atë me Neymar .

Ai gjithashtu e konsideron të padrejtë të mos paguhet sa Messi dhe Neymar.

Portugezi është futbollisti i pestë më i paguari në botë, por larg nga shifrat e kundërshtarëve të tij. /IndeksOnline/