23:27 / E Martë, 14 Shtator 2021 / Ensar Ramadani

Ronaldo i dhuron fanellën rojës që e rrezoi me top para ndeshjes

Manchester United dhe Cristiano Ronaldo, ishin sot mysafir të Young Boys në Zvicër, ku pësuan humbje me rezultat 2-1.

Kjo ishte ndeshja hapëse e fazës së grupeve për Ligën e Kampionëve, ku portugezi e shënoi golin e parë në këtë edicion.

Para ndeshje CR7 kishte një moment të sikletshëm pas një top i gjuajtur nga ai, goditi një roje femër në stadium duke e rrëzuar për tokë.

Portugezi shkoi dhe e shikoi nga afër gjendjen e saj.

Ai u kthye në lojë dhe shënoi golin e vetëm për anglezët në këtë takim.

Pas ndeshje Ronaldo nuk e harroi ndërsa ia dhuroi fanellën e tij, gruas e cila ishte pas porte dhe u godit nga topi.