14:35 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / A. A

Ronaldo i mungon Juventusit ndaj Beneventos

Cristiano Ronaldo do t’i mungojë Juventusit të shtunën në udhëtim kundër Beneventos.

Trajneri Andrea Pirlo ka vendosur që t’i jap pushim portugezit.

35 vjeçari luajti në mesjavë kundër Ferencvarosit në Champions League ku shënoi golin e parë.

Në përgjithësi ai ka luajtur sivjet në 8 ndeshje me ‘Zonjën e vjetër’ në të gjitha garat duke shënuar 9 gola.

Juventus pritet të startojë në sulm me Paolo Dybalan dhe Alvaro Moratan.

/Indeksonline/