21:30 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ronaldo i pandalshëm edhe si 38 vjeçar, shënon për Portugalinë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo nuk po ndalet së shënuari gola edhe në moshën 38 vjeçare.

CR& shënoi golin e dytë për Portugalinë në ndeshjen kundër Sllovakisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i Al Nassr shënoi nga pika e bardhë në minutën e 29-të.

Ky ishte goli i gjashtë i Ronaldos në gjashtë ndeshje të luajtura në këto kualifikuese, ndërsa i 124 gol me fanellën e Portugalisë nga 856 në total./IndeksOnline/