23:12 / E Martë, 14 Korrik 2020 / C E

Ronaldo i pandalshëm, një gol larg thyerjes së dy rekordeve

Cristiano Ronaldo është padyshim një nga lojtarët më të mirë të historisë.

Sulmuesi i Juventusit mund të realizojë golin e tij të 50 në ndeshjen kundër Sassuolos ditën e nesërme.

Portugezi momentalisht ka 49 gola dhe nëse gjen rrjetën do të jetë lojtari i parë në histori që shënon të paktën 50 gola në Premier League, La Liga dhe Serie A.

Shifrat e 35-vjeçarit janë fantastike, pasi ka dërguar 49 herë topin në rrjetë në vetëm 59 ndeshje të luajtura në Serie A me ekipin e Juventusit.

Ai mund të jetë lojtari që i shënon më shpejt se të gjithë 50 gola në Serie A, nëse arrin të dërgojë topin në rrjetë me Sassuolon sipas asaj që shkruan Sportmediaset.

Ish-lojtari i Real Madridit shënoi golin e tij të 50 në Itali pas 70 ndeshjes duke qenë lojtari i dytë që e arrin më shpejt këtë shifër.

I pari është legjenda e Milanit, Andriy Schevchenko me 69 ndeshje të luajtura.