17:55 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / C E

Ronaldo i vetëm e mposht Norwichin e Rashicës

Manchester United ka fituar ndah Norwichit me rezultat 3-2 në ndeshjen e javës së 33-të të Premierligës.

Cristiano Ronaldo ishte në superformë ku vendosi fatin e lojës, shkruan Indeksonline.

Djajtë e Kuq krijuan epërsi të dyfishtë me golat e Ronaldos në minutën e shtatë dhe të 32-të.

Në fund të pjesës së parë Norwich ngushtoi rezultatin me golin e shënuar nga Doweel.

Në minutën e 52-të, Pukki shënoi golin e dytë për mysafirët dhe barazoi rezultatin.

Por Ronaldo doli përsëri në skenë me një gol të bukur të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore, Manchester United është në vendin e pestë me 54 pikë, tri pikë më pak se Tottenhami që është në vendin e katërt. /IndeksOnline/