Ronaldo: Jam i pari në histori, qëndroj 1000% këtu
Pas fitores me Fiorentinën, Juventus është shpallur matematikisht kampion i Series A, e që është i teti me radhë për “Zonjen e Vjetër”.
Ylli i kësaj skuadre Cristiano Ronaldo ka folur pas ndeshjes, duke thyer heshtjen e nisur pas eliminimit në Ligën e Kampionëve kundër Ajax.
Portugezi është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që ka fituar Premier League, La Liga dhe Serie A, shkruan IndeksOnline.
Premier League ✅
— Goal (@goal) April 20, 2019
LaLiga ✅
Serie A ✅
Cristiano Ronaldo becomes the first man to win Europe's three major leagues ??? pic.twitter.com/4YSjzjHK8x
“Më vjen mirë që kam fituar edhe këtu, në vitin tim të parë. Jam i pari në histori, një rekord. Sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë, jam shumë i kënaqur”, ka thënë CR7.
“Champions? Vetëm një skuadër mund të fitojë. A do të qëndroj? Me njëmijë për qind”.
First league title in Italy for Cristiano Ronaldo ✅
— Goal (@goal) April 20, 2019
How many more will he win? ? pic.twitter.com/R0SrUaJQZO