09:43 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo: Jam lojtari më i mirë në histori

Cristiano Ronaldo ka fituar këtë të enjte në Paris për të pestën herë Topin e Artë, duke barazuar Messin me 5 sosh.

Sulmuesi portugez mbulon ballinën e France Football’ , një revistë që çmon çmimin prestigjioz të sulmuesit, e që ka tittullin ‘CR5’.

Në titullin e botimit, i cili është publikuar këtë të premte, Cristiano Ronaldo i intervistuar eksluzivisht, siguron pa kompleke duke thënë se “Unë jam lojtari më i mirë në histori” .

Me kullën Eiffel në sfond, ish-futbollisti francez David Ginola intervistoi 32-vjeçarin, i cili foli edhe për jetën e tij personale.

CR7 tha se që nga mosha e tij e re e dinte se do të ishte një futbollist i madh.

“Kur fillova të luaja në Manchester United, kuptova që isha një lojtar me potencial, me Giggs, Rio Ferdinand, Van Nistelrooy.. Mendova: Kam talent, mund ta fitoj Topin e Artë”

Përvec kësaj, Ronaldo vlerëson llojin e jetës që ai jeton: “Unë nuk mund të ankohem, disa vuajnë për të ngrënë dhe tani kam gjithçka” . /IndeksOnline/