Ronaldo ka një ofertë 100 milionë në sezon
E ardhmja e Cristiano Ronaldos është në pikëpyetje pas një lidhje transferimi te Juventus.
Mirëpo, sipas mediave portugeze, sulmuesi i Real Madrid ka në tavolinë një ofertë nga Kina, shkruan indeksonline.
Sipas tyre, 33 vjeçarii i është ofruar një kontratë dy vjeçare ku do të përfitonte 200 milionë euro, nga 100 milionë çdo sezon.
Megjithatë, thuhet se Ronaldo do të refuzoj këtë kontratë pasi dëshira e tij është të mbetet te një klub i madh në Evropë. /IndeksOnline/