15:20 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo kalon Juventusin në epërsi

“Zonja e Vjetër” është duke e fituar ndeshjen ndaj Udinese në “Allianz Stadium”.

Vetëm nëntë minuta iu deshën Ronaldos që të realizonte gol, shkruan Indeksonline.

Në një rrëmujë në zonë, portugezi u gjend mjaft bukur duke e goditur topin me të parën, goditje e cila nuk i dha aspak gjasa portierit kundërshtar./Indeksonline/